Deputetët e Partisë Demokratike kanë thirrur për të dëshmuar në Komisionin Parlamentar të Kulturës, kreun e Hipotekës Valdrin Pjetri, ditën e mërkurë në datën 11 korrik 2018.
Përmes një shkresë, drejtorit Pjetri i janë kërkuar informacione dhe shpjegime mbi sipërfaqen aktuale të pronës ku ndodhet Teatrit Kombëtar, ndryshimet që ka pësuar në vite, mënyrën e tjetërsimit të pronave rreth saj si dhe për pronarët kufitarë me Teatrin Kombëtar.
Krahas pjesëmarrjes së tij, drejtorit i kërkohet edhe kartela e pronësisë së Teatrit Kombëtar. Në bazë të Kushtetutës, drejtori i Hipotekës është i detyruar t’i japë shpjegime Parlamentit dhe të vërë në dispozicion të gjithë informacionin e kërkuar.
Alibeaj u bëri thirrje sot pronarëve të truallit përreth Teatrit Kombëtar që të mos bien pre e presioneve të kompanisë Fusha për këtë projekt mafioz e të jashtëligjshëm të cilin Rama kërkon ta miratojë me shpejtësi në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.