Frika nga burgu devijoi planin për ligjin e teatrit

Hënë, 09 July 2018 19:52

Ligji më i diskutueshëm, ai që shemb Teatrin Kombëtar dhe i kalon truallin firmës private Fusha sh.p.k, në një sistem të rregullt drejtësie do të çonte në burg nismëtarët, përkatësisht Erjon Veliajn, Edi Ramën dhe Mirela Kumbaron.

Ligji i miratuar me forcën e kartonit nga ana e Ramës do të hidhej poshtë nëse në Shqipëri do të ekzistonte Gjykata Kushtetuese, kjo e fundit e pushuar së ekzistuari për shkak të mos plotësimit të vendeve vakant të mbetura edhe si shkak i goditjes që “Reforma e Drejtësisë Rama” u dha disa anëtarëve të kushtetueses.

Fillimisht grabitja e truallit të teatrit u tentua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, dhe ligjërisht kalimi duhet të vinte nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Por mungesa e votave në këshillin Bashkiak e detyroi Veliajn të përfshinte Ministren  Kulturës Mirela Kumbaro që ta kalonte si një propozim e më pas qeveria të miratonte një vendim.

Por, nisur nga pisllëku ligjor, ai i grabitjes së mijëra metra katrorë toke publike, edhe Kumbaro iu tremb burgut.

Për të çuar deri në fund grabitjen, u shpik propozimi i projekt-ligjit që u miratua me votat e mazhorancës në Parlament.

Madje edhe projekt-ligji nuk mbajti firmat e Edi Ramës si kryeministër, Mirela Kumbaros si Ministre e kulturës, apo firmën e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Projektligji u dërgua në parlament me firmat e zëvendësve të tre titullarëve.

Parlamenti me ligj emëron se kompania Fusha sh.p.k merr këtë tender, pa konkurrim. Tenderë pa konkurrim nuk po guxojnë që ta bëjnë as institucionet e prokurimit publik, as bashkia, as ministria as qeveria.

Miratimi i Ligjit është parë si mundësia që Rama, Veliaj apo Kumbaro ti shpëtonin hetimit penal në të ardhmen. Nëpërmjet parlamentit qeveria shkeli Kushtetutën, por shkelja e saj nuk përbën problem për qeverinë. Gjyklata Kushtetuese nuk funksionon. Asnjë ligj nuk mund të kthehet mbrapsht.

Në këtë mënyrë ky ligj i hap rrugë mundësisë që të bëjnë ligje për të hequr gjithçka me ligje personale./55news.al

Modifikuar më Hënë, 09 July 2018 19:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...