Protesta e artistëve dhe shoqërisë civile është duke vazhduar edhe ditën e sotme ashtu si çdo ditë me parë.
Ligji që miratoi kryeministri Edi Rama ligjëron vjedhjen dhe grabitjen e pronës thotë Partia Demokratike në video-live e saj nga protesta.
“Ligji që miratoi Edi Rama ligjëron vjedhjen dhe grabit tokën në mes të Tiranës për të ndërtuar 6 kulla betoni.” shkruhet ne shoqërimin e Live-It.
Ky ligj synon pastrimin e parave të pista vazhdon më Tej PD-ja. “Qëllimi kryesor i projektit është pastrimi dhe qarkullimi i parave të pista të drogës, krimit dhe korrupsionit.” shkruhet në postim.