Një rast i mitdhënies është goditur nga policia e Pogradecit ditën e sotme, ndërsa në pranga është vënë një 35-vjeçar nga Fushë-Kruja. Mësohet se Gentjan Kameri tentoi të korruptonte me 150 Euro Oficerët e Krimit Ekonomik-Financiar me qëllim mosprocedimin e tij, pasi u kap duke transportuar mallra pa dokumentacion.
“Në datë 09.07.2018, shtetasi Gentjan Kameri është kapur në qytetin e Pogradecit, me mjetin tip “Fiat Punto” me targa AA 398 LE, brenda të cilit iu gjetën mallra (pjesë këmbimi mjetesh) për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës. Ky shtetas gjithashtu ka tentuar të korruptojë Oficerët e Sektorit për Krimin Ekonomik Financiar, me një shumë prej 150 Euro, me qëllim mosprocedimin e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq, materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.