Aktori Gentian Zenelaj në emisionin “Thumb” është shprehur se kreu i Bashkisë së Tiranës është një kunadhe dhe se e mendonte djalë shumë të zgjuar.
Sipas Zenelajt nuk bëhet bëhet transparencë me regji qendrore kur e ke ti butonin, ku aktorët flasin t’i heq fishën dhe vë një fish të Edi Ramës që po inauguron një pedonale diku.
“Unë nuk e quaj marrëveshje atë që thanë se u arrit . Unë e quaj të luash me regji qendrore. Më vjen keq që Erion Veliaj, të cilin e mendoja të ishte një djalë shumë i zgjuar, është bërë kaq kunadhe. Nuk bëhet transparencë me regji qendrore kur e ke t’i butonin, ku aktorët flasin ti heq fishën dhe vë një fish të Edi Ramës që po inauguron një pedonale diku.
Unë them që s’ka marrëveshje, është e keqpërdorur. Robert Ndrenikën e njoh personalisht dhe dyshoj se ai është profili i Robert Ndrenikës. Çfarë nuk po përdoret në këtë gjë, eshtë lëshuar makineria e propagandës në maksimum. Mua më vjen keq për një gjë që artistët kishin mundësi t’i tregonin popullit që janë gur i fortë.
Unë mund të jetoj pa teatrin Kombëtar, Teatri nuk jeton dot pa ne. Unë nuk do humbas asnjë koleg për hatër të teatrit , as Erionin as Laertin. Unë do luaj në çdo teatër në Shqipëri. Teatrin e ka mbajtur gjallë vetëm publiku ndryshe do ta kishin shembur. “, ka thënë Zenelaj.