Ristrukturimi i kredive – Banka e Shqipërisë do të ndryshojë rregullat

Tuesday, 10 July 2018 16:32

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregullat e aplikuara për ristrukturimin e kredive. Sipas projektvendimin “për disa ndryshime në rregulloren për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja”, kriteret e klasifikimi të kredive të ristrukturuara do të shtrëngohen disi, duke shfuqizuar disa masa lehtësuese të ndërmarra në vitin 2013.

Masat e atëhershme synonin të lehtësonin ristrukturimin e kredive dhe, mes të tjerash, parashikonin që kreditë e ristrukturuara nuk do të klasifikoheshin automatikisht si jo performuese. Me rregulloren e re, ky kusht do të ndryshojë. Kreditë që ristrukturohen duhet të zbriten detyrimisht në kategorinë nën standarde. Ndërkohë, kreditë që në momentin e risstrukturimit janë të klasifikuara si me probleme do të qëndrojnë në të njëjtën klasë.

Sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë, kreditë klasifikohen si me probleme në rastet kur kanë të paktën 61 ditë vonesë nga data e shlyerjes së këstit të radhës. Më pas, kredia mund të nxirret nga lista e kredive me probleme vetëm pasi kredimarrësi të ketë shlyer rregullisht të paktën katër këste dhe për një periudhë të paktën prej 12 muajsh. Me rregulloren aktuale, riklasifikimi i kredisë së ristrukturuar mund të bëhet vetëm pas gjashtë muajsh dhe 3 këstesh të shlyerja rregullisht pa ndërprerje.

Shtrëngimi i kritereve të ristrukturimit, në fakt, ishte i parashikuar, sepse rregullorja e ndryshuar e vitit 2013 ishte konceptuar si një masë e përkohshme, me qëllim nxitjen e risturkturimeve në një periudhë kur kreditë me probleme po rriteshin me ritme të shpejta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...