Dita e martë ka sjellë shumë pak ndryshime në tregun vendas të këmbimit valutor për monedhat kryesore ndërkombëtare.
Përjashtim bën vetëm dollari australian, i cili ka shfaqur një tendencë rritje me 0.1 pikë kundrejt lekut. Kështu, një dollar australian këmbehet sot për 79.5 lekë në blerje dhe 80.2 lekë në shitje.
Sa i takon monedhës së përbashkët europiane, euro me sa duket pritet të qëndrojë në këtë nivel përgjatë gjithë javës.
Sterlina po ashtu është stabilizuar, pas humbjes së vrullit javën e kaluar për shkak të pasigurisë së Brexit.
EUR/ALL 125.8-126.30
USD/ALL 107.00 -107.50
GBP/ALL 142.00 – 143.0
AUD/ALL 79.50 – 80.20
CAD/ALL 81.50 – 82.30
CHF/ALL 108.00 – 109.00