Policia e Lezhës ka vënë në pranga ditën e sotme Besnik Gjoka, 46 vjeç, banues në Ishull Shëngjin dhe Valentino Ndoci, 48 vjeç, banues në Pukë.
Arrestimi i tyre është bërë pasi në bashkëpunim me njëri - tjetrin, tu japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, 7 shtetasve të vendeve të treta, të cilët u konstatuan brenda një tuneli tek "Rana e Hedhun" në Shëngjin.
Materialet proçedurale në ngarkim të B.Gjokes dhe V.Ndocit, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit " kryer në bashkëpunim”.