Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka caktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin për gjyqtarëve Fatmir Hoxha dhe Besim Trezhnjeva.
Trupa gjykuese do të jetë e përbërë nga Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.
Gjyqtari Fatmir Hoxha ka ankimuar vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra. Ndërkohë gjyqtari Besim Trezhnjeva ka ankimuar vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra pasi nuk justifikonte pasurinë.
Mbledhja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit do të mbahet më datë 26 korrik ora 10:00, ku do të shqyrtohet edhe ankimi i gjyqtarit Besim Trezhnjeva.