Ashtu si edhe çdo ditë tjetër artistët, shoqëria civile dhe qytetarët kanë filluar protestën kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
Ata vazhdojnë me këmbëngulje mbrojtjen e kësaj pasurie kaq të rëndësishme historike dhe kulturore për vendin tonë.
Protestuesit kanë paralajmëruar se ditën e nesërme do të zhvillojnë një protestë shumë të madhe që do të fillojë te Teatri për të vazhduar më tej te Kryeministria dhe do të mbyllet te Presidenca.