Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme një video, ku duken disa policë të Bashkisë së Tiranës, teksa i marrin lulet një gruaje.
Ajo kishte dalë për të shitur tufa lulesh, në mënyrë që të ushqente kalamajtë, por policët bashkiakë i janë turrur duke i vënë gjobë.
Kjo është një nga videot më të turpshme, ku policia e Bashkisë së Tiranës, ditën për diell, dhunon dinjitetin e një gruaje, e cila nuk po shet as drogë dhe as nuk po bën korrupsion.
Ajo vetëm po shet lule, për të mbajtur fëmijët me bukë.
Reagimi i Sali Berishës:
As lulet nuk kursejnë narkopolicet e Lal Plehut!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje Dr. Berisha!
Ja se si krenohet Lal Plehu me buxhet 100 milion euro ne bashkine e Tiranes. Ky buxhet mbushet me lotet dhe sakrificat e te pamundurve, me mundin dhe djersen a te ndershmeve, nderkohe qe pushteti dhe oligarkia majmen mbi trishtimin e nje plake qe me shitjen si ambulante justifikon vec kafshaten.
Me respekt”