Një shqiptar i cili kaloi 21 muaj në burg, për një ngarkesë prej 670 kilogramë marijuanë rezulton i pafajshëm.
Ai qëndroi në burg që nga janari i vitit 2014 deri në shtator të vitit 2015.
46-vjeçari Arjan Llanaj, i cili u arrestua bashkë me katër shqiptarë të tjerë, të cilët transportonin me blloqe mermeri, pasi u zbulua një ngarkesë prej 670 kg marijuanë rezultoi i pafajshëm.
Dhe jo vetëm kaq, shtetit fqinj tashmë do t’i duhet të dëmshpërblejë me 150 mijë euro për burgim të padrejtë.
Akuza kishte kërkuar për shqiptarin dënimin me 8 vjet burg dhe një gjobë prej 120.000 eurosh, por ai e ka fituar betejën me drejtësinë.
Tashmë, sipas mediave italiane, ai është i lirë, madje është kthyer në Shqipëri, ku ka rifilluar punën si shofer.
Aventura e tij e keqe nisi kur ai u kap teksa transportonte me kamion një bllok mermeri 2.85 metra të lartë.
Brenda bllokut, pas ndërhyrjes së policisë u gjet e fshehur sasia prej 670 kg marijuanë.
Por tashmë shqiptari fitoji një betejë të vështirë dhe arriti të vërtetojë pafajësinë e tij.