Budina: Nuk jam dënuar kurrë, do i shkoj deri në fund të vërtetës

E Enjte, 12 July 2018 16:11

Dy ditë më parë, një seri portalesh dhe mediash të drejtuara dhe financuara nga Rama publikuan të njëjtin tekst, sipas të cilit “dy drejtuesit e protestës së Partisë Demokratike për teatrin, Kastriot Çipi dhe Robert Budina, rezultojnë të dënuar për vjedhje fondesh të filmave me vendim të formës së prerë, si përvetësues të shumës prej 8.8 milion lekësh pas një kontrate me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK)”.

Regjisori Robert Budina e ka përgënjeshtruar lajmin me një deklaratë publike. Budina deklaron se gjithçka është një sajesë dhe se ai nuk është paditur nga asnjë institucion shtetëror, e aq më tepër të jetë dënuar. Për këtë i kërkon të gjitha mediave që publikuan lajmin të bëjnë përgënjeshtrim, përndryshe do t’i padisë në gjykatë.

Postimi i plotw

KËRKESË PËR PËRGËNJESHTRIM

Më datë 10.07.2018 është publikuar në disa media online dhe televizione një lajm i rremë ndaj personit tim si i dënuar nga gjykata e rrethit Tiranë i cili ka marrë vendimin e formës së prerë nga gjykata e apelit për shpërdorim dhe vjedhje të fondeve publike.

NË PËRGJEGJËSI TË PLOTË CIVILE DHE JURIDIKE DEKLAROJ:

UNË ROBERT BUDINA, NUK JAM PADITUR KURRË NGA ASNJË LLOJ INSTITUCIONI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, E AQ MË PAK DËNUAR KURRË NGA ASNJË LLOJ GJYKATE.

Kërkoj nga mediat që e kanë publikuar lajmin e rremë, përgënjeshtrimin e tij brënda 24 orëve, në emër të dinjitetit dhe punës shumëvjeçare që kam mbi supe.

Çdo mosveprim ndaj kësaj kërkese do të shoqërohet me padi civile dhe penale ndaj të gjitha mediave që kanë publikuar këtë lajm të rremë dhe abuziv.

Akuza e trumbetuar ndaj meje, bëhet në këtë moment specifik të aktivitetit dhe angazhimit tim shoqëror që përkon me betejën e vështirë për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe pronës publike, nga vjedhja me ligj që po i bëhet asaj nga pushteti i diktaturës së sotme që po instalohet në Shqipëri.

Ky veprim i dëshpëruar i fabrikuar nga pushteti dhe mediave pranë tij, më bindin plotësisht që beteja që kemi nisur për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe pronës publike duhet çuar deri në fund, në emër të qytetarisë, dinjitetit dhe padrejtësive që i bëhen qytetarëve të këtij vendi.

Me respekt

Robert Budina

Modifikuar më E Enjte, 12 July 2018 16:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...