Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me kthimin e ligjit të Buxhetit në Kuvend nga Presidenti Ilir Meta.
Në një postim në Facebook, Sheshu shkruan se: Megjithese te ardhurat ne buxhet keto vite jane shtuar nga rritja e taksave, investimet fizikisht jane disa here me pak e sektoret sociale ne skamje te plote, duke u krijuar keshtu nje “grope” gjigande e zeze dhe e frikeshme.
POSTIMI I PLOTË
Kthimi ne Kuvend nga Presidenti i ketij buxheti te varferise, abuzivizmit e stanjacionit, nje akt racional, qe duhet shfrytezuar pozitivisht.
Ne kete buxhet aresimi eshte ne nivelet e varferise ekstreme e kerkohet te mbushen “vrimat” e tij me pagesat direkte nga studentet; diskriminuese e antikushtetuese kjo.
Me 2013 Rilindja erdhi ne pushtet me genjeshtren “shendetesi falas”, sot mbasi shkaterroi shendetesine, arriti ta beje jo vetem ate por edhe aresimin te dominuar nga pagesat direkte.
Buxheti i aresimit ne shifrat 2,8% te GDP nuk takohet kerkund ne Europe.
Buxheti nga shteti i shendetesise eshte reth 2,2% e GDP, nivel Afrikano Qendror ky.
Shpenzimet e tjera per shendetesine jane nga qytetaret, me 0,6% prej kontributeve direkte e me mbi 50 % te shpenzimeve nga pagesat direkte, thellesisht anti sociale.
Megjithese te ardhurat ne buxhet keto vite jane shtuar nga rritja e taksave, investimet fizikisht jane disa here me pak e sektoret sociale ne skamje te plote, duke u krijuar keshtu nje “grope” gjigande e zeze dhe e frikeshme.
Pikerisht per kete “grope” e bllokimin e zhvillimit te vendit, duhet te bjere ky buxhet per t’i hapur rruge ndryshimeve; kete po e kerkojne studentet e te gjithe qytetaret sot.