"I falënderoj studentët për shuplakën", Grida Duma-Ramës: Boll more nga ditët tona. Fillo numëro të tuat

E Enjte, 13 December 2018 16:30

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka komentuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend.

Duma shkruan se Ramës studentët i kthyer një përgjigje të qartë: Plotëso kushtet! “Këta fatmirësisht janë studentët e lindur pas viteve ‘90. Nuk jane tredhur nga perversionet e sistemit ku autokritika ishte krraba për të vjedhur pushtet”, shkruan më tej deputetja demokrat

REAGIMI I PLOTË

Shuplakës turinjve, ai nuk i kthen faqen tjetër; i nxjerr fytyrën tjetër! Por çfarëdo fytyrë të nxjerrë, ata i përgjigjen:

Plotëso kushtet!

Këta fatmirësisht janë studentët e lindur pas viteve ‘90. Nuk jane tredhur nga perversionet e sistemit ku autokritika ishte krraba për të vjedhur pushtet.

Asokohe çohej lideri i madh, bënte autokritikë dhe të dhunuarit i përgjëroheshi: “mos, vetëm ti mos shaj veten, marrç nga ditët tona, se kjo s’durohet, nuk meritojmë ne as bukë as ujë, vetëm ju mos qani”.

Pastaj, meqë vuri kujën udhëheqja, i kërkohej edhe popullit të bënte autokritikë dhe lideri përlotej, e ministrat bënin si të këputur e si fajtorë; dhe ashtu si padashur teksa përmendnin sa të padenjë ishin, ata tregonin edhe sa shumë kishin punuar e përpjekur ..por për Partinë duhet të kishin bërë më tepër, ndaj vetëm për këtë meritonin çdo dënim. Nëse kishin dështuar, kishin dështuar pa dashje.

Dështimi pa dashje i bënte të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëfajtorë, se dështon me dashje kush mendje e vullnet ka.

Dhe pastaj niste përroi psiqik i të folurit si nënë si baba, si hallexhi i dikurshëm dhe si hallexhi edhe më i madh në pushtet se “problemet nuk kanë të mbaruar” “se e gjetën Shqipërinë rrënim e për shpirt të babës nuk e dinim që s’do ia dilnim dot” ..por këtë e morën vesh tani që e morën pushtetin që s’mund ta lënë më, se pastaj zhyten vetë në dëshpërim.

Dhe populli i tufëzuar pasi dëgjonte autokritikën, psherëtinte:

“O lider i madh. Vetëm ti mos qaj. Marrsh nga ditët tona.”

Nuk është fantazma e askujt lideri global që shfaqet sot me ulërima e hungërima planesh 100 vjeçare të realizuara me vështirësi sa per mijëra vjeçarë.

Është portreti dhe skeleti i plotë i pavdekur që vërtitet gjallë, jo për të kujtuar, por për te përjetësuar ëndrrën e errët e thellë për të qeverisur me përçarje.

Nga ky vend i përçarë, 60% e shqiptarëve duan të ikin. Të ikin nga një bilanc lufte. Në këtë vend të përçarë, dikush ende do të përfitojë.

Sepse jemi të gjithë njëlloj. Sepse politika i paska ndyrë të gjithë. Sepse ka ardhur koha të parashutohen politikanë të rinj nga Marsi që nuk janë politikanë. Sepse ka organizata politike që nuk merren me politikë. Se hap vendin ti që të vij unë. Se erdhi koha ime se ti boll ke vjedhur.

“Përça e sundo, përça e sundo”..

Thuaj “shpellarë” që të ndjehen mirë ca qytetarë, thuaj ngelës qe të mos bashkohen ca dhjetanjosë, thuaj talebanë që mos afrohet askush i lindur në Tiranë.

Bërtit “jashtë politika!” që të përveshësh mëngët e të bësh politikë vetë.

Mbushi ekranet me kukulla partie, zëvendësoje rininë me talente nga FRESSH-i!

Dhe kur një student i verbër ta plas të vërtetën në sy, ti hedh një foto në Instagram dhe kalon në postimin e rradhës.

Më dhatë një shuplakë, po unë do rri këtu, sepse e kam gati fytyrën tjetër!

Ky është avazi i njeriut të pafytyrë që ditët tona i ka marrë, dhe që prej tyre ende do të vjedhë.

Por dikush që ka lindur pas viteve ’90 prej ditësh po i thotë: Jo më.

Boll more nga ditët tona. Fillo numëro të tuat.

 

Modifikuar më E Enjte, 13 December 2018 16:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...