Fjalimi i ndjerë dhe deklarata e Kryemadhit: Hidhni kartat e anëtarësimit, do dalim në shesh

E Enjte, 13 December 2018 17:03

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dhënë sot një fjalim prekës dhe ka bërë thirrje publike për të gjithë anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, që të hedhin kartat e anëtarësisë dhe të bashkohen në reagimin e studentëve. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi i kërkoi të gjithë shqiptarëve të bëjmë veprimin e duhur për të dalë dhe luftuar me Edi Ramën, njeriun që sipas saj është i kapur nga krimin dhe çmenduria.

“Kemi parë pas 28 vitesh një lëvizje të tillë. Kur i pashë studentët që rrinin në -2 gradë harrova që jam politikane dhe mendova se sa bujar zoti ka qenë me mua dhe me Edi Ramën. Mendova sa bujar kishte qenë zoti me ministrat dhe oligarkët që marrin paratë. E ndjeva veten time në mëkat që nuk bëj asgjë. Që fëmijët e mi hanin tre vakte dhe flinin ngrohtë dhe ata 140 mijë studentë nuk hanë një vakt dhe duhet të paguajnë ryshfet për të gatuar dhe për të larë rrobat në konvikte.

U ndjeva mëkatare sepse nuk kam bërë asgjë për ta dhe sot duhet të hap gojën dhe të flas. Rama bëri një skenar të turpshëm sot në Kuvend, ku kërkon negociata me fëmijë të pa ngrënë dhe me fëmijë që bëjnë punë për të paguar librat. Kërkon negociata me fëmijë të pa veshur. Hidhni kartën e anëtarësisë dhe dilni me studentët. Merrni flamurin kombëtar dhe hidhni flamurin e partisë.”- tha Kryemadhi.

“Dilni në mbrojtur nga djemtë tuaj që janë duke vdekur nga të ftohtët. Harrojeni flamurin partiak, por merrnin flamurin kombëtar. Luftoni për fëmijët tuaj, të luftojmë për rininë tonë, e cila po ikë edhe më shumë.Më keq se ç’i ka bërë ky njeri këtij vendi, nuk i ka bërë as pushtuesi. Mos ndaloni, thërrisnin komshinjtë, far e fisin dhe miqtë. Iu drejtohem strukturave të LSI-së. O sot o kurrë, fatet e shqiptarëve janë në dorën e shqiptarëve.

Ata studentët nuk kanë se çfarë të humbasin më përballë një mizerje, që tallet me fukarallëkun e njerëzve. Fermerët të ngrejë kokën dhe ti vijnë para kryeministrisë. Nafta është e shtrenjtë, nuk ka subvencione, por ka grabitje nga qeveria. I bëj thirrje fermerëve të vijnë të protestojnë. Iu bëj thirrje naftëtarëve, i cili i talli përmes ekraneve. Ai i ka neveri dorën e një punëtori. Naftëtarët të dalin me fëmijët e tyre studentë, sepse negociatat që bëri me ta i përdori i dhe i ka përçarë. Minatorët dhe naftëtarët kanë të nijetin hall. Këta janë njerëzit më të varfër, edhe atë para që e kanë, Edi Rama ua mere përmes fëmijëve studentë. Ta largojmë këtë mortje të keqe, e cila po rritjet me kafshatën e fukarasë.

Kam edhe një mesazh për drejtoreshat e gjimnazeve. Nuk ka një mashtrues më të madhe se sa një mësuese që ushtron presion ndaj fëmijëve. Protesta e studentëve është një protestë që iu dha një mesazh politikanëve, por e keqja më e madhe është Edi Rama , i cili është peng i krimit dhe i drogës. Të gjithë të bashkohen me studentët. E keqja e PS ishte përçarja që i bëri Edi Rama”, tha mes tjerash Kryemadhi.

Modifikuar më E Enjte, 13 December 2018 17:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...