“A kalohet muaji me 5 mijë lekë”, mjerim shqiptar!

Premte, 13 July 2018 09:28

A do ta kaloj dot muajin me vetëm pesëmijë lekë të vjetra? Kjo është pyetja dramatike që nuk po e kapërdin dot babai i tre fëmijëve në Memaliaj.

Nxjerrja nga skema e ndihmës ekonomike e rrënoi edhe më shumë familjen Demiraj me 6 anëtarë që ka të ardhura vetëm kempin e vajzës së madhe dhe pensionin e gjyshes së shtëpisë. 

Ata jetojnë në një shtëpi-kasolle, me ca gjëra elementare të falura nga të tjerët. Frigoriferi është për zbukurim, brenda nuk ka asgjë.

Duart e zanatçiut i kërkojnë punë të mbajë shtëpinë gjysmë të rrënuar dhe të ushqejë fëmijët por 56-vjeçari Demiraj thotë se trokitjet derë më derë kanë qenë të kota, raporton "News 24".

“Ndihmën ekonomike ma kanë hequr. Nuk e di arsyen. Nënën e kam të sëmurë, çupën e kam të sëmurë, fëmijët janë për t’u rritur. Ndonjë linjë pune nuk ka. Ku do punoj, kujt do t’i kërkoj ndihmë, t’i shtrij dorën, aman o më ndihmo. Zanatçi jam, ça të bëj marangoz i mërdhirë, jo marangoz por marangoz i mirë, por i mërdhirë në këtë qytet të mërdhirë. Asnjë lloj fasoni, do ta ndërroj destinacionin e punës sime, do vete të punoj edhe në lopatë. Nuk as lopatë”, thotë me lotët që i kanë mbushur sytë kryefamiljari.

Nga shtrati ku dergjet nga sëmundjet e moshës, më e vjetra e familjes kërkon pakëz shpresë për nipërit dhe mbesat.

“Një pension i imi është. Ça do bëj. Kush nuk ka ardhur tek ne, dorë s’ka vënë asnjë. Përse të mos vënë dorë, edhe kriminelë të ishim. Edhe në kohën e Enverit nuk rronin kështu siç rrojmë. Gozën e kam të sëmurë të madhen, me probleme. Është me kemp, ilaçet nuk ia morëm kësaj radhe, me çfarë do ia merrnim”, thotë e moshuara nga shtrati i kasolles ku jetojnë.

Për shumë familje në Memaliaj, qyteti me numrin më të lartë të të papunëve në qarkun e Gjirokastrës, ndihma ekonomike është e vetmja mundësi mbijetese. Mbi 25% e familjeve kanë qenë pjesë e skemës së ndihmë ekonomike por aktualisht vetëm 18 e përfitojnë nga 161 që numëroheshin një vit më parë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...