PD denoncon skandalin: Ministria nuk bleu tenderin, 420 mijë nxënës pa dëftesa

Premte, 13 July 2018 14:21

Partia Demokratike ka denoncuar skandalin e Ministrisë së Arsimit e cila nga ana e saj nuk ka paisur me dëftesa nxësësit e arsimit para universitar.

 Mbi 420 mijë nxënës në mbarë vendin nuk mund të marrin dëftesat, pasi Ministria e Arsimit ka dështuar në bërjen e tenderit prej 70 milionë lekësh.

Kjo është shqetësuese pasi nxënësit që nuk mund të ndjekin dot studimet e mesme jashtë vendit apo të transferohen brenda vendit prej mungesës së këtij dokumenti.

Deputeti dhe pedagogu Luçiano Boçi i ka bërë thirrje ministres Lindita Nikolla të ndërpresë pushimet dhe KLSH-së e Prokurorisë të hetojnë korrupsionin e saj.

Boçi tha: "Pranë PD dhe Komisionit të Edukimit dhe Mediave, kanë ardhur ankesa nga prindër që ngrenë shqetësimin se fëmijët e tyre nuk mund të pajisen dot me dëftesat e arsimit parauniversitar.

Të vetmet dëftesa që u printuan dhe u shpërndanë ishin ato të klasës së nëntë, por edhe ato rezultuan me gabime, ç’ka e bën dëftesën dokument të pavlefshëm për 35 mijë nxënës. Një pjesë e tyre rrezikojnë të mos regjistrohen në shkolla të mesme brenda dhe jashtë vendit.

PD e dënon heshtjen e Ministrinë e Arsimit.

Papërgjegjshmëria, paaftësia dhe korrupsioni i ministres Lindita Nikolla ka shënuar një rekord të ri. Rreth 420 mijë nxënës shqiptarë për herë të parë në historinë e shkollës shqiptare janë pa dëftesa shkollore.

Sipas informacioneve të ardhura në PD, tenderi i dëftesave është zvarritur për shkak të pazareve të prishura të ministres së Arsimit. Në lojë janë 70 milionë lekë të reja për të cilat Nikolla nuk ka gjetur pazarin e duhur, duke dënuar rreth 420 mijë nxënës me mosmarrjen e dëftesës.

Shumë prindër që kërkojnë të transferojnë fëmijët në shkolla brenda dhe jashtë vendit mbetën peng të një procedure që duhej të kishte përfunduar dy muaj më parë.

Nikolla të ndërpresë menjëherë pushimet e fundjavës dhe të zgjidhë menjëhërë problemin e qindra mijëra nxënësve për të mos mbajtur peng të korrupsionit pikërisht dëftesën e tyre. Kjo është një aferë, për të cilën KLSH dhe Prokuroria kanë se çfarë të zbulojnë."   

Modifikuar më Premte, 13 July 2018 14:29

Video

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1960210200696818/
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...