Gjykata e Tiranës dënon Elvis Roshin

Premte, 13 July 2018 14:45

7 muaj e 15 ditë burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për për ish-kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.

Gjatë seancës ku vetë Roshi ishte i pranishëm, ai pranoi kërkesën e prokurorisë, me kusht që dënimi të konvertohet në punë publike.

Nga ana e tij avokati Maks Haxhia deklaroi se gjatë kohës që Roshi ka qenë emigrant në Itali, ka qenë i detyruar të përdorë emra të tjerë, ndërsa për gabimin në formularin e dekriminalizimit, tha se e ka bërë prej neglizhencës.

Por Gjykata e Tiranës, pasi u tërhoq për të marrë vendimin, caktoi që dënimi i Roshit të jetë 5 muaj burg, i cili u konvertua në 60 orë punë për komunitetin.

Vendimi i tij u dha pas gjykimit të shkurtuar, çka bëri që të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit.

Roshi është vënë nën akuzë pas formularit të dekriminalizmit, ku nuk kishte deklaruar të kishte precedentë penalë.

Por nga verifikimet rezultoi se ai kishte bërë falsifikime dhe se rezultonte me precedentë penalë dhe i ndaluar nga policia italiane, gjermane dhe ajo zvicerane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...