Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Një automjet tip Toyota me targe AA633NF ka goditur një fëmijë. Fëmija i moshës 3-4 vjeç ka qenë duke kaluar rrugën, i vetëm. Është futur me shpejtësi në rrugë dhe drejtuesi i automjetit nuk ka mundur ta shmang.
Fëmija ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Raportohet se ka qenë shoferi që e ka shoqëruar në spital, të cilin më pas e ka ndaluar policia.