Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në Los Angelos të Kalifornisë, artisti i njohur me origjinë shqiptare Stan Dragoti.
I lindur më 4 tetor 1932 në Neë York City, Stan Dragoti njihet si shqiptari që “shembi” muret e Hollivudit, ose njeriu që bëri rizgjimin e ëndrrave njujorkeze me fillimin e famshëm “I love Neë York”.
Prejardhja e tij është shqiptare. Vjen nga një familje Tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në ShBA.
Babai i tij Asllan nga fshati me peisazh tërheqës, Dragot (mbiemrin e të cilit mban edhe artisti) i Tepelenës dhe nëna e tij Bahrie nga qyteti i lashtë Tepelenë. Hapat e para të këtij gjeniu filluan që në fëmijëri.
Në moshë të vogël ishte tepër kureshtar dhe i interesuar t’a shpenzonte kohën përballë programeve televizive. Çdo film që shikonte ishte i apasionuar ta komentonte me motrat dhe prindërit. Që në moshën 7-vjeçare filloi të vizatonte, imagjinonte dhe shumë skicime të moshës.
Sipas Ëikipedia, thuhet se këto ishin dhe zanafillat të cilat e çuan ëndrën e tij realitet. Mbaroi njekohësisht kolegjin në “Cooper Union” Neë York dhe shkollën e arteve vizuale.
Stani bëri emër që në hapat e para kur filloi drejtor i një filmi, që pati sukses të pabesueshëm. Disa nga shitjet i kalonin shifrën 200 milion dollar të çdo prodhimi të kompanis së tij. Njëkohësisht filloi të realizonte reklama për gjigantet e industrisë së linjave ajrore dhe atyre së prodhimit të makinave. Njeri inteligjent dhe krijues duke i vënë në shërbim të kohës. U bë tepër i njohur dhe i kërkuar për vetë kohën. Mos vallë koha e kishte kujdesur për momentin e duhur që të bënte rizgjimin e ëndrrave njujorkeze.
Eshtë e paharueshme për ata që kanë jetuar vitet 1970 kur i kujton filmin simbol – filmin që ka “pushtuar” rreklamat dhe vitrinat shumë ngjyrshe të metropolit gjigand të botës Nju Jork për pjesën e filmit “I love Neë York”.
Gjatë takimeve të shumta me ish Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, ne jetën aktive ai ka qenë jo vetëm duke diskutuar per kinematografin, por edhe për lançimi i Shqipërisë në Hollivud, lançimi i turizmit shqiptar nëpër botë dhe pse jo ti bëhej jehonë edhe tolerancës fetare, që sipas artistit është mjaft e rëndësishme.
Regjisor i njohur me origjinë shqiptare, veçanërisht për filmat “Love at First Bite” (Dashuri me kafshimin e parë, 1979), një komedi e zezë mbi temën e Drakulës dhe “The Man Ëith One Red Shoe” (Burri me një këpucë të kuqe, 1985), një komedi romantike me Tom Hanks dhe James Belushi, i kishte shprehur idenë ish-kryeministrit shqiptar për realizmin e tre projekteve kinematografike të rëndësishme.