Në burgun e Larisas në Greqi ka ndodhur një përleshje me thika midis një bullgari dhe 3 shqiptarëve.
Shkaku i sherrit nuk dihet ende, por mësohet se shqiptarët kanë qëlluar me thikë në kraharor bullgarin.
Me shpejtësi ka ndërhyrë policia e burgut e cila ka izoluar shqiptarët, ndërsa bullgari është dërguar në spital.
Sipas të dhënave, ai është në gjendje të rëndë.