Policia e laçit ka ndaluar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në vrasjen e 34 vjeçarit Ledio (Kejsi) Hysa, i cili u gjet i vdekur ditën e sotme.
Informacion paraprak
Më datë 14.07.2018, Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë, pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel kanë gjetur të groposur shtetasin K.H. 34 vjeç, banues në Gjormë të Rrethit Kurbin, të shpallur në kërkim ( i humbur).
Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.T.
Grupi hetimor me ekspertë të fushës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për sqarimin e të gjithë rrethanave të ngjarjes.
Për shkak të hetimeve nuk jepen më shumë detaje.