×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Si u gjet i vrarë me një plumb në kokë, familjarët denoncuan te Berisha neglizhencën e policisë

Saturday, 14 July 2018 17:20

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që u zbulua sot në Nikël të Fushë-Krujës, ku u gjet i vrarë dhe i groposur Keisi Elion Hysa. Ky i fundit ishte shpallur i zhdukur që prej 6 korrikut nga familjarët e tij. 34-vjeçari është gjetur i groposur pranë varrezave të fshatit Shelqet, ndërsa ishte qëlluar me një plumb në kokë.

Grupi hetimor bën me dije se autorët, e kanë qëlluar viktimën me një plumb, ndërsa pranë trupit janë gjetur një pushkë dhe një psitoletë. Ndërkohë, pasi u zhvarros, trupi i pajetë i të riut u dërgua në morg ku do t’i nënshtrohet edhe ekspertizës mjeko-ligjore, për të vërtetuar kështue dhe faktin nëse ai ishte torturuar para vdekjes, ndërsa armët janë dërguar në laborator për ekzaminimin e gjurmëve. Po ashtu ka dyshime se autorët e kanë groposur gjatë natës pranë varrezave të riun, për t’ju shmangur edhe syreve të njerëzve.

Drejtoria vendore e Policisë Durrës nga të dhënat e para ka përjashtuar si pistë të vrasjes për shkak të hakmarrjes, ngjarjen e ndodhur në Sarandë, ku Hysa akuzohet se vrau pronarin e një lavazhoje në 2015-ën. Aktualisht policia po heton rreth dy pistave, asaj të një borxhi të pashlyer, apo dhe përfshirjen në ndonjë bandë të narko-trafikut.

Keisi Elion Hysa kishte marrë një dyqan me qira në Nikël dhe në datën 5 korrik kishte lënë një takim me telefon me një person nga kjo zonë që kishte një mobilieri, konkretisht me shtetasin me inicialet H.R, pronar i mobilerisë, i cili rezulton si një nga të dyshuarit që është shoqëruar. Por pas ditës së takimit ai u zhduk pa gjurmë dhe familja nuk kishte më asnjë informacion për të. Personi në fjalë pohoi se kishte lënë takim por se 34-vjeçari nuk kishte ardhur dhe nuk ishin takuar. Hysa sipas policisë, rezulton person i shpallur në kërkim pasi gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me akuzën për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje për një ngjarje të ndodhur në Sarandë tre vite më parë.

Kujtojmë se lidhur me këtë rast, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e ardhur në adresë të qytetarit dixhital nga xhaxhai i të zhdukurit, ku ky i fundit pohonte se nipin e tij mund ta kishin vrarë dhe se policia sipas tij nuk po hetonte.

STATUSI I BERISHËS ME 9 KORRIK

Zhduket prej 5 ditësh në zonën e Niklës i riu Keisi Elion Hysa, narkopolicia hesht për krimin!

Lexoni mesazhin e familjarit dixhital.sb

“Zoti Berisha jam një qytetar nga Laçi me emrin Asllan Hysa, kam një problem të jashtëzakonshëm, më datë 5 ora 9:30 ka humbur kontaktet çuni i vëllait me emër Keisi Elion Hysa në zonën e Niklës, Fushë-Krujë. Dyshoj që edhe mund të jetë vrarë, policia e shtetit nuk po reagon fare që nga data 6 korrik është bërë denoncimi në komisariatin e Laçit edhe nuk reagojnë as Laçi as Kruja. Ju lutem më ndihmoni se s’po gjejmë zgjidhje. Faleminderit”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...