Gjërat që nuk duhet t’i lini brenda në makinë gjatë verës

Hënë, 16 July 2018 08:25

Vera është në kulmin e saj dhe të gjithë do t’i drejtohemi shpesh plazhit në javët e ardhshme. Për ata që udhëtojnë me makinë, duhet të keni parasysh të hiqni nga makina juaj disa sende që mund të prishin apo shkaktojnë dëme serioze.

Syzet e diellit – Krahas faktit që do ju duhen në plazh, skeleti plastik i syzeve mund të zbutet dhe deformohet. Edhe lentet plastike mund të deformohen duke i bërë ato të papërdorshme.
Kremi i plazhit – Kur kremi i plazhit nxehet, ngrohtësia mund të ndryshojë përbërësit aktivë në të, duke e bërë më pak efikase ose joefikase.
Ilaçet – Çdo medikament duhet të mbahet në temperatura deri në 25 gradë celcius, ndryshe ai mund të humbasë efikasitetin.
Kozmetiket – Makeup-i mund të shkrijë dhe të ndahet, duke u bërë i papërdorshëm.
Kanaçet spray – Deodoranti, llaku, apo çdo material tjetër që gjendet në një shishe metalike me presion mund të shpërthejë kur temperaturat arrijnë mbi 45 gradë celcius. Ndoshta kjo mund të duket ekstreme për motin jashtë, por për mikroklimën brenda makinës këto temperatura janë mjaft normale në verë. Në raste jo të rralla, kanaçet e tilla kanë shkaktuar dëme në xhamat e makinës, e madje dhe në tavanin e saj.
Elektroniket – Celularët, laptopët, tabletët, kamerat dhe pajisjet e tjera elektronike nuk e përballojnë mirë të nxehtin. Bateritë mund të çahen dhe pikojnë duke i bërë pajisjet të papërdorshme.
Ushqimi – Frutat, perimet apo llojet e tjera të ushqimit nuk mund të quhen më të sigurta nëse qëndrojnë në një makinë të nxehtë mbi një orë. Ndërsa ëmbëlsirat dhe çokollatat do të shkrijnë duke krijuar shumë rrëmujë.
DVD dhe CD – Nëse nuk i vendosni në kroskot për t’i mbrojtur nga temperaturat ato mund të deformohen dhe nuk mund të luhen më.
Birra dhe vera – Të dyja këto pije alkoolike, por edhe pije të tjera ndërrojnë përbërje në temperatura mbi 45 gradë celcius. Vera kthehet në shije uthulle, ndërsa birra bëhet e thartë. Si kanaçet, ashtu edhe shishet e qelqit mund të shpërthejnë nëse mbahen në temperatura të larta për një kohë të gjatë.
Pijet në kanaçe dhe shishe – Temperatura e lartë ndryshon shijen e pijeve me gaz. Në temperatura ekstreme kontejnerët e tyre mund të shpërthejnë.
Shishet plastike të ujit – Evitoni kontaktin e drejtpërdrejtë me diellin të shisheve plastike të ujit. Në sasi të vogla ato mund të lëshojnë substancën BPA, e cila është e lidhur me rreziqe të larta shëndetësore.
Çakmakun – Nëse e lini gjatë në temperatura të larta, sidomos mbi kroskot ai ka një shans të lartë që të plasë apo shpërthejë
Kartat e kreditit – Temperaturat e larta e deformojnë plastikën, por mund edhe të dëmtojnë çipin e kartës. Kjo mund të jetë një problem jo vetëm për kohën që do t’ju duhet për të nxjerrë një kartë të re, por sidomos nëse keni menduar të tërhiqni para shtesë nga bankomati gjatë fundjavës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...