Tirana kryeqyteti i 5 më të shtrenjtë në BE për blerjen e një apartamenti sipas te ardhurave

Hënë, 16 July 2018 08:35

Në raport me të ardhurat, sot është më e lirë të blesh një shtëpi në Amsterdam, Berlin, Stokholm, Bruksel, Athinë, sesa në Tiranë.

Kryeqyteti i Shqipërisë renditet i pesti në Europë, nga 31 kryeqytete, për sa i përket përballimit të blerjes së një apartamenti në gjashtë mujorin e parë të 2018-s, sipas portalit Numbeo.

Duhen Mesatarisht 17.65 vite për të blerë një apartament në Tiranë më të ardhurat e disponueshme mesatare të familjeve shqiptare.

Në vend të parë, si më i shtrenjti, ndër kryeqytetet e Europës, për sa i përket përballimit është kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, ku me të ardhurat e disponueshme duhen 21.2 vite për të blerë një apartament. Më pas renditen Roma, me 20.74, Moska me 19.85 vite dhe Parisi me 18.5 vite, të ndjekura nga Tirana.

Tirana po bëhet më e shtrenjtë, të ardhurat në vend numëro…

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë qenë në rritje të vazhdueshme për zona të caktuara vitin e fundit. Brenda unazës së qytetit çmimet fillojnë nga 1200 euro për metër në katror deri në 2500-3000 në zonat  pranë qendrës dhe te televizioni, që është aktualisht zona më e shtrenjtë e Tiranës. Shtrenjtimi i çmimeve është reflektuar edhe në indeksin që Numbeo përditëson çdo 6 muaj.  Nëse në vitin 2012 Tirana renditej e 49 për sa i përket çmimit të apartamenteve në raport me të ardhurat, në 2017-n kryeqyteti renditej në vendin e 12. Në gjashtë mujorin e parë të 2018-s, Tirana është ngjitur në klasifikim duke u renditur e shtata (në këtë renditje përfshihen 100 qytetet kryesore të kontinentit Europian).  Pra në 6 vjet është përkeqësuar me 42 vende, teksa çmimet janë rritur me 30-40% krahasuar me 6 vjet më parë.

Po ndërsa çmimet janë shtrenjtuar me ritëm të shpejtë, nuk ka ndodhur e njëta gjë me të ardhurat të disponueshme, gjë e cila ka sjellë edhe rritjen e papërballueshmërisë. Në 2016-n, rritja mesatare e pagave ishte negative sipas INSTAT, ndërsa në 2017-n, ishte rreth 3%, ndërsa çmimet e apartamenteve u shtrenjtaun me 10-20% në të njëjtën periudhë.

Numbeo përllogarit përballimin e blerjes së një apartamenti duke marrë në konsideratë raportin midis çmimit të një apartamenti dhe të ardhurave të disponueshme.

Në rajon Prishtina më i përballueshmi

Në rajon, kryeqyteti më i përballueshëm për të blerë një shtëpi është Prishtina, e cila renditet e 17 nga 31 kryeqytete të Europës. Më pas renditet në vendin e 12-të Sarajeva, e ndjekur nga Shkupi në vendin e 10-të.

Kryeqytet më të përballueshme në Europë

Kryeqyteti më i përballueshëm në botë është Rekjaviku, i ndjekur nga kryeqyteti i Europës Brukseli. Apartamentet janë të përballueshme edhe në Kopenhagen. Në Europën Perëndimore, është më e lehtë përballimi i blerjes së një apartamenti, duke qenë se edhe të ardhurat e disponueshme të familjeve janë më të larta.  Megjithatë, edhe Sofia renditet një ndër kryeqytetet më të përballueshme për blerjen e një apartamenti, ku edhe pse të ardhurat e disponueshme janë ndër më të ulëtat në raport me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian, ka çmime të ulëta për apartamentet.

Numbeo është baza më e madhe e të dhënave, të mbledhura me kontributin e përdoruesve, mbi qytetet dhe shtetet në mbarë botën. Ai mundëson të dhëna në kohë reale për mbi kushtet e jetesës përfshirë: kostot e jetesës, indeksin e shtëpive, shëndetësinë, trafikun dhe ndotjen.

Raporti i çmimit ndaj të ardhurave është matësi kryesor i përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti (sa më i ulët ky tregues aq më mirë). Në përgjithësi përllogaritet si raport i çmimit të një apartamenti me madhësi mesatare ndaj të ardhurave të disponueshme mesatare të një familje.  Në këtë formulë madhësia mesatare e një apartamenti merret 90 metra katror. Çmimi për metër në katror është çmimi mesatar i zonave në qendër të qytetit dhe atyre në periferi.

  Kryeqyteti Raporti çmim të ardhura në 6M1 2018
1 Belgrade, Serbia 21.21
2 Rome, Italy 20.74
3 Moscoë, Russia 19.85
4 Paris, France 18.51
5 Tirana, Albania 17.65
6 Prague, Czech Republic 17.06
7 Lisbon, Portugal 16.52
8 Kiev, Ukraine 15.59
9 Skopje, Macedonia 14.81
10 Budapest, Hungary 14.5
11 Stockholm, Sëeden 14.2
12 Sarajevo, Bosnia And Herzegovina 13
13 Ljubljana, Slovenia 12.94
14 Bratislava, Slovakia 12.82
15 Ëarsaë, Poland 11.98
16 Zagreb, Croatia 11.42
17 Pristina, Kosovo (Disputed Territory) 11.21
18 Oslo, Norëay 11.14
19 Madrid, Spain 11.1
20 Dublin, Ireland 11.04
21 Amsterdam, Netherlands 10.94
22 Bucharest, Romania 10.87
23 Riga, Latvia 10.77
24 Luxembourg, Luxembourg 10.73
25 Athens, Greece 10.47
26 Berlin, Germany 10.38
27 Tallinn, Estonia 10.31
28 Frankfurt, Germany 9.98
29 Sofia, Bulgaria 9.49
30 Copenhagen, Denmark 8.32
31 Brussels, Belgium 7.22
32 Reykjavik, Iceland 6.7
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...