Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta vazhdojnë të mbizotërojnë në vendin tonë, ndërsa sipas parashikimit të sinoptikanëve të Meteoalb nesër do ketë reshje dhe vranësira kalimtare në zonat malore dhe pjesërisht në qendër.
Pjesa e dytë e kësaj jave javës dhe kryesisht fundjava pritet të sjellë rritje të temperaturave të cilat do kapërcejnë 36°C.
Sipas Meteoalb pjesa e parë e javës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta vranësirat gjatë së martës kur priten shira të përkohshëm kryesisht në zonat malore dhe pjesërisht në Qendër. Ndërsa pjesa e dytë e javës ri-sjell dominim të motit të kthjellët thuajse në të gjithë vendin.
Temperaturat do të pësojnë rënie të lehta dhe graduale deri të enjten, më e ndjeshme rënia gjatë së mërkurës por sërisht fundjava do të sjellë rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të kapërcejë vlerën 36°C.