Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 21-vjeçar, pasi ka tentuar të përdhunojë dy 18-vjeçare, kolege pune.
Shqiptari, rezident në Pordenonte, ishte i punësuar sezonal në një hotel në Bibione, ashtu si dhe dy 18-vjeçaret.
Hetuesit po punojnë për të verifikuar dëshmitë e dy vajzave.
Të enjten në mbrëmje, 21-vjeçari ka hyrë në dhomën e njërës prej vajzave, duke tentuar ta përdhunojë.
Skenari është përsëritur mbrëmë me kolegen e dytë, ç’ka ka sjellë denoncimin e tij dhe më pas arrestimin pas akuzave të bëra nga vajzat.