Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një 14-vjeçar ka vdekur teksa ka qenë duke ndenjur në shezlong në plazh.
“Më datë 15.07.2018, te “Shkëmbi i Kavajës”, duke pushuar në shezlong ka vdekur fëmija, E.H., vjeç 14, banues në fshatin Shkallnur”, informojnë burime zyrtare të policisë.
Sipas të njëjtave burime, sqarohet se nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune, por vdekja është natyrale.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës.