×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shqiptarët me paga më të ulta

Hënë, 16 July 2018 20:22

Shqiptarët mbetetn një ndër vendet me pagën më të ulët në rajon. Sipas Ekspertit kontabël Agim Binaj në Shqipëri ende nuk ka një pagë për minimumin jetik duke u kthyer më pas në një burim ppër korrupsion apo krim. Binaj i kërkon qeverisë që të ndërmarë politika të mirëfillta për punësim.

Shqiptarët marin pagën më të ulët krahasuar me vendet e tyre fqinje. Eksperti kontabël Agim Binaj thotë se ne ende nuk kemi një përllogaritje për një minimum jetik ndërsa shumë familje vuajnë mungesën e të ardhurave për shërbimet kryesore. Sipas ekspertit kjo më pas sjell probleme të tjera që lidhen me korrupsionin.

Binaj: Ne akoma nuk kemi rritur një pagë që të jetë kufi për çdo person që të sigurojë minimumin jetik. Që të sigurosh minimumin jetik në Shqipëri të paktën duhet të kësh për çdo person në një familje një pagë 30-35 mijë lekë. Ti nuk e ke, sepse pagën më të ulët sot e ke 22 mijë lekë. Mbi pagën 30 mijë lekë ti nuk paguan detyrime, kështu që ti nuk je në këtë nivel. Prandaj kjo varet nga niveli i zhvillimit. Ne nuk themi që Shqipëria ka paga të larta. Ndërkohë korrupsionin e kemi shumë t zhvilluar.

Binaj sugjeron që qeveria të ndërmar më shumë nisma serioze për të nxitur punësimin.

Binaj: E rëndësishme është që të kesh punë, po pate punë ti paguan taksa. Problemi është që si qeveria duhet të ndërtojë politika që njerëzit të jenë në punë. Duke patuar punë ai do paguajë taksa, duke paguar taksa rriten të ardhurat e buxhetit.

Të dhënat e INSTAT dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar nxjerrin në pah se në Shqipëri paga mesatare mujore kap nivelin e 347 eurove.Ndërkohë vendet e rajonit kanë një pagë mesatare më të lartë duke nisur nga Kosova me 405 euro, Mali i Zi me 509 euro dhe Serbia me 407 euro.

Modifikuar më Hënë, 16 July 2018 20:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...