Karabinierët kanë sekuestruar një gomone me rreth 300 kilogram kanabis në brigjet e Barit dhe në pranga ka përfunduar trafikanti, një italian rreth 26 vjeç nga Brindisi.
Pas sekuestrimit dhe kontrollit të detajuar të gomones, policia italiane ka gjetur të fshehura në disa tuba rreth 262 kilogram kanabis.
Media vendase ‘Ansa’ raporton se gomonia me drogë ka ardhur nga Shqipëria dhe nëse do hidhej në treg do kapte vlerën e 3 milionë eurove.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve të tjerë të përfshirë si dhe saktësimin e origjinës së lëndës narkotike.