Me rastin e 114 vjetorit të lindjes së Dervish Luzhës, bashkia Tropojë organizoi një aktivitet festiv tek Tyrbja në Luzhë, ku nderoi me titullin "Qytetar Nderi" Dervish Luzhën (pas vdekjes) me motivacion: "Prej dekadash është kthyer në legjendë të besimit dhe shpresës, të bamirësisë dhe qëndresës, duke mbajtur të ndezur në vatrat dhe zemrat e njerëzve frymën e Zotit dhe të lirisë."
Gjithashtu u vlerësua me Mirënjohje biznesmeni i shquar shqiptaro-amerikan, z.Rrustem Gecaj, për kontributin e dhënë në ndërtimin e sheshit të Tyrbes së Luzhës.