Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është paraqitur sot para Komisionit të Informimit ku duhej të jepte sqarime për tenderin e dështuar të deftesave dhe faktin që ende 420 mijë nxënës nuk i kanë në duar.
Që në nisje të mbledhjes së komisionit, deputetja demokrate Albana Vokshi ka denoncuar skandalin e ndodhur me deftesat, ku ende sot rreth 420 mijë nxënës të arsimit parauniversitar nuk kanë marrë dëftesat. Kryetarja e komisionit Albana Vokshi iu drejtua Nikollës nëse ndihej e turpëruar që kishte mashtruar mijëra fëmijë që nuk morën dëftesat në kohë.
“S’keni turp që keni mashtruar për dëftesat e arsimit parauniversitar. Duhet t’i kërkoni ndjesë të gjithë fëmijëve dhe prindërit për mashtrimin e bërë. Keni shpërdoruar detyrën duke mos u siguruar dëftesat në kohë”, tha Vokshi.