Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku si pasojë e një aksidenti ka gjetur vdekjen një 50-vjeçar.
Viktima banues në fshatin Shalës Cerrik, duke drejtuar motoçikletën tip “Pjaxho”, është përplasur me mjetin bujqësor “Autokombanjë”, me drejtues shetasin Q. B., 61 vjeç, banues në fshatin Shalës.ka qenë duke drejtuar një motor dhe është përplasur me një autokombajnë. Burri ka ndërruar jetë pasi është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit.
Si pasojë e aksidentit shtetasi O.M., nuk ka mundur ti mbijetoj plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, njoftoi policia.
Drejtuesi i mjetit bujqësor shtetasi Q.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimet e mëtejshme.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.