Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Suka, në Dajç të Shkodrës ku rrufeja goditi 3 anëtarë të një familje.
Por për njërin prej tyre, goditja nga rrufeja ka rezultuar fatale për jetën. Mësohet se gruaja që ka ndërruar jetë është Leonika Luka, ndërsa i plagosuri është kryefamiljari Ndoc Vija si dhe Cin Luka
Kujtojmë se se të plagosurit kanë qenë duke punuar tokën në momentin kur ka rënë rrufeja.
Informacioni i Policisë së Shkodrës:
Me datë 17. 07 .2018 rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në fshatin Sukaj - Dajç, në Shkodër, një rrufe ka goditur një traktor në një arë, në të cilin ishin 3 shtetas duke punuar tokën me të.
Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja V. L., 53 vjeçe banuese në fshatin Sukaj, si dhe kanë marrë lëndime shtetasit N. V., rreth 60 vjeç, dhe C. L., rreth 50 vjeç, të cilët po dërgohen në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmën e nevojshme mjekësore.