Qeveria Rama është kampione e shpërdorimit të parave, fondeve publike dhe këtë e tregon në çdo rast që i jepet. E ndërsa ankohet se nuk ka para për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, arsimore dhe shëndetësore, nuk nguron të jap me koncesion çdo aset të këtij vendi oligarkëve apo dhe shpërdoruar para duke marrë me qera makina, në vend të blerjes së tyre.
Denoncimi vjen nga shefja e antikorrupsinit në PD, Lealba Pelinku e cila në rrjetin social FB, të Departamentit Antikorrupsion të PD shkruan: - “Gjetje “gjeniale”, përveç keqpërdorimit të PPP-ve, kontratave të qirasë me 1 €uro, dhënies së statusit të “investitorit strategjik” oborrit të Ramës, janë dhe marrja me qira operacionale e automjeteve. Duke pasur parasysh që, me mbarimin e afatit të kontratës së qirasë me vlerën 231.552.000 ose rreth 1.9 milionë euro, automjetet i kthehen firmës private, nuk ka asnjë logjikë ekonomike marrja e tyre me qira. Për këto vlera marramendëse, skemë shumë me ekonomike për buxhetin e shtetit do të ishte blerja e tyre, qoftë dhe me leasing. Por kur bëhet fjalë për Papulet e Ramës, paratë e qytetareve kanë vetëm një destinacion: portofolin e Ali Babës!”