×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Grabitën 2 mln euro në Milano, ja kush janë 4 shqiptarët e arrestuar

Tuesday, 17 July 2018 17:03

Ditën e djeshme, mediat italiane raportuan për arrestimin e 4 shqiptarëve që përfunduan në pranga pasi grabitën një çantë me 2 milionë euro në Milano. “Corriere Della Sera” ka zbuluar sot detaje të reja rreth ngjarjes.•Ngjarja

4 shqiptarë, pak më shumë se 20 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë, u arrestuan nga policia pas një arratisjeje që nuk zgjati shumë pas grabitjes së një shume të madhe parash nga hoteli luksoz ‘Hilton’ në Milano. Më pas hetuesit zbuluan që “viktima” e grabitjes së shqiptarëve ishte një 21-vjeçare franceze, banuese në Varesotto, që në hotelin luksoz kishte shkuar për të kryer një shkëmbim parash, që në fakt ishte mashtrim.•Prenotimi i sallës

U zbulua se ishte 21-vjeçarja franceze ajo që kishte organizuar takimin duke nxitur një kushëririn e saj anglez për të telefonuar në recepsion. Kushëriri i saj kërkoi një të rezervohej një sallë takimesh. “Mashtrime të këtij lloji, kërkohet të vihen në jetë zakonisht në hotele prestigjoze, për të impresionuar viktimat e mundshme,” thotë një karabiniere. Në sallë 21-vjeçarja takoi dy indianë dhe dy persona të tjerë, me qëllimin për t’i mashtruar me një çantë plot me kartëmonedha, nga të cilat vetëm ato të rreshtit të parë ishin të vërteta, ndërsa të tjerat false. Por dikush duket se e tradhtoi 21-vjeçaren, duke lajmëruar 4 shqiptarët që të kryenin grabitjen.

Hotel Hilton

Hotel Hilton (ku ndodhi grabitja)•Futja në lojë e shqiptarëve

4 shqiptarët, Francesk Gjioni,22 vjeç, Artur Vrapi,24, Fatjon Gjoni,27, dhe Kristjan Tarja,23, kryen grabitjen e armatosur duke u hequr si policë. “Stop të gjithëve, policia,” thanë ata dhe kështu ‘sekuestruan’ çantën që supozohej të kishte 2 milionë euro brenda. Në fakt ato ishin pothuajse të gjitha të rreme, vetëm 65 mijë euro ishin të vërteta. Pas grabitjes, të katërt hipën në një Alfa Romeo të zezë. Disa qytetarë paralajmëruar policinë dhe jepnin udhëzime në kohe reale rreth vendit ku kriminelët shqiptarë po lëviznin me makinë.

Pamje nga arratisja e grabitsve

Shqiptaret duke dale nga hoteli pas grabitjes

•Arrestimi

Operacioni që çoi në arrestimin e katër shqiptarëve u ndoq nga agjentët italianë hap pas hapi. Kur e panë veten të bllokuar, shqiptarët shkuan në këmbë dhe u strehuan në një bodrum në rrugën Cornalia, disa qindra metra larg hotelit ku ndodhi e gjithë ngjarja. Në këtë bodrum, një agjent u përlesh dhe neutralizoi një prej grabitësve, ndërsa 3 të tjerët në përpjekje për të dalë u bllokuan edhe ata.•Akuzat

21-vjeçarja, ideatore e mashtrimit me euro, qytetare franceze me origjinë nga lindja, tani kërkon 65 mijë eurot e vërteta dhe një orë që sipas saj i përkisnin xhaxhait. Ajo po hetohet për tentativë mashtrimi. Kur policia, pas kapjes së grabitësve shqiptarë, u kthye në hotel, indianët ishin zhdukur. Katër shqiptarët akuzohen për grabitje dhe posedim armësh. Ndërsa për francezen po hetohet ende. /BW/

  

Modifikuar më Tuesday, 17 July 2018 17:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...