Tirana është kthyer në një qytet që i mjaftojnë vetëm pak minuta shi që të përmbytet e të shkaktohet kaos në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Pamjet që shihni janë filmuar gjatë pasdites së sotme, menjëherë pas stuhisë së shkurtër.
Video vjen nga zona e ‘Misto Mames’ në Tiranë, ku duket që rrugët menjëherë janë mbushur nga uji i shiut, duke mos pasur se ku të shkarkohen.
Sigurisht kullat janë më të rëndësishme se zhbllokimi i pusetave për Zotin Veliaj!