Policia italiane ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar pasi u kap me 1 kilogram hashash dhe një armë zjarri.
Operacioni u zhvillua në Arezzo, dhe bëhet me dije se shqiptari ishte pa leje qëndrimi si dhe me precedentë të mëparshëm penalë.
Pas arrestimit policia zhvilloi kontroll në banesën e shqiptarit dhe gjeti në kuzhinë sasinë e drogës, ndërsa të fshehur në jastëk i gjeti pistoletën.
Mediat raportojnë se arma ishte vjedhur dy ditë më parë.
Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur u arrestua për posedim droge, armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe qëndrim i paligjshëm.