Protesta për ndalimin e shembjes së Teatrit Kombëtar ka filluar sërish edhe si sot si çdo ditë tjetër.
Artistët, shoqëria civile dhe qytetarët që duan të mbrojnë një vlerë kaq të rëndësishme kombëtare janë bërë bashkë për të vazhduar me këmbëngulje qëndresën e tyre.
Aktori Alert Çeloajiaj gjatë fjalës së tij ka theksuar faktin se edhe pse sot ra sërish një tërmet i fuqishëm Teatri ende është aty i palëkundur dhe po aq madhështor saç ka qenë gjithmonë.