Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku tre makina janë përplasur.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Informacion Paraprak nga policia:
Më datë 17.08.2018, rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë -Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje,po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.