Qytetarë dhe artistë që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar janë mbledhur sërish në protestë ditën e sotme.
I pranishëm ditën e sotme ka qenë edhe Maks Velo i cili në fjalën e tij është shprehur se debati për Teatrit duhet ngushtuar vetëm te godina dhe jo në problemet e gjithë Tiranës.
Kjo fjalë e Maks Velos ka hasur edhe në kundërshtimin e të pranishëme duke bërë që fjala e tij të ndërpritej disa herë. Velo më tej është shprehur se ky Teatër mund të restaurohet shumë mirë dhe se vë jetën e tij në garanci.
“Unë mendoj se sheshi ka nevojë për këtë Teatër. Ne duam të mbrojmë Teatrin, mos u fut në 100 probleme të Teatrit. Mund të restaurohet shumë mirë me një ekip italo-shqiptarë. Unë vë jetën garanci dhe qëndron kështu siç është, Nuk mund të flasim ne për probleme e Tiranës”- u shpreh Velo.
Jo më latrg se sot, në një intervistë për news24 ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro këmbënguli se me gjendjen e godinës , Teatri Kombëtar nuk mund të restaurohet.