Vijon debati në Komisionin e Medias dhe të Edukimit, ku është e pranishme ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ku mes të tjerash është folur për vonesat në dhënien e dëftesave për 420 mijë nxënës.
Nikolla i cilësoi shpifje akuzat e deputetëve demokratë, teksa shtoi se me ta do të përballet në Prokurori.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i deputetit Luçiano Boçi, i cili tha se dhe sot dëftesat nuk janë rishpërndarë në shkolla.
Ai përgenjështroi sy më sy Nikollën, e cila u shpreh se dëftesat me problem nuk ishin shpërndarë në shkolla, dhe se gabimi ishte kapur në kohë.
Boçi publikoi një email të nisur nga drejtoria arsimore Durrës drejtuar shkollave.
Në email DAR Durrës kërkonte ndërprerjen e plotesimit të dëftesave për shkak të gabimeve deri në riprintimin e tyre. Në email shkruhej se në rast se janë shpërndarë, të rimblidhen.
Nikolla: Të gjithë certifikatat dhe diplomat për nxënësit qe do studiojnë jashtë vendit janë shpërndarë
Vokshi-Nikollës: Po më pyesin, kur do shpërndahen dëftesat?
Nikolla: Ka patur një gabim ne numrin rendor të klasës së 9. Tenderi për dëftesat nuk kryhet nga MASR por nga sektori i prokurimit në Ministrine e Brendshme. Dëftesat po shpërndahen nëpër shkolla, akuzave që më janë ngritur do u shkojë deri në fund.
Ndërkohë që burime të Faxëeb.al në disa shkolla bëjnë me dije se deftesat për klasat e nënta ende nuk janë shpërndarë, ndryshe nga sa tha më herët Nikolla.