Zhvillimet ekonomike në Shqipëri – Kreu i misionit të FMN-së takohet me Guvernatorin Sejko

E mërkurë, 18 July 2018 06:58

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar të kryesuar nga z. Jan Kees Martijn, Shefi i ri Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë. Takimi nisi me një ekspoze të Guvernatorit Sejko mbi zhvillimet kryesore ekonomike, me fokus të veçantë në sektorin financiar dhe atë bankar në Shqipëri. Guvernatori u shpreh se mjedisi makroekonomik është i qëndrueshëm dhe ofron kushte të përshtatshme për një rritje pozitive ekonomike. Të dhënat zyrtare tregojnë se ekonomia shqiptare u rrit me 4.45% në tremujorin e parë të vitit, rritje kjo e bazuar kryesisht në rritjen e prodhimit dhe të eksportit të energjisë elektrike.

Ai theksoi se sektorët potencialë që pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike të vendit në të ardhmen janë zhvillimi i turizmit dhe i bujqësisë. Guvernatori i kushtoi rëndësi të veçantë masave të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për ruajtjen dhe garantimin e stabilitetit të çmimeve në vend. Në këtë kontekst, ai njohu të pranishmit me vendimet e Bankës së Shqipërisë për inflacionin dhe kursin e këmbimit, ku theksoi se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor ka dhënë efekte pozitive dhe është pritur pozitivisht nga agjentët e tregut. Ruajtja e nivelit të inflacionit në 3% mbetet objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë .
Gjatë këtij takimi, Guvernatori i njohu përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe me rezultatet pozitive në kuadër të uljes së kredive me probleme. Të dhënat më të fundit tregojnë për një rënie të kredive me probleme në nivelin 13.3%, në muajin maj. Më tej ai i njohu dhe me projektin më të ri të Bankës së Shqipërisë në këtë drejtim, Tirana Approach, i cili synon t’u japë zgjidhje kredive me probleme për kredimarrësit e mëdhenj. Një tjetër çështje me rëndësi e diskutuar gjatë këtij takimi ishte edhe konsolidimi i sistemit bankar dhe hyrja e aktorëve të rinj në treg.

Modernizimi i sistemit të pagesave si dhe hyrja në fuqi e ligjit “Mbi rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, ishte një tjetër çështje e diskutuar në takim. Nga ana e tij z. Martijn vlerësoi punën e bërë nga Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet dy institucioneve. Ai gjithashtu theksoi se në sajë të politikave ekonomike dhe reformave strukturore të ndërmarra ndër vite, zhvillimet që vendi ka pësuar janë të dukshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...