Të gjithë aplikimet për leje ndërtimi sipas legjislacionit në fuqi kryen online përmes E Albania. Por në sistemin elektronik që funksionon tashmë prej rreth dy vitesh aplikimet mund të bëhen edhe me gabime. Një vendim i qeverisë që sanksionon krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për sistemin elektronik të lejeve përcakton një seri detajesh ku mes të tjerave faktin qw Agjencia e Zhvillimit të Territorit wshtw insitucioni që që ka akses në sistemin elektronik të lejeve (e-Leje), në drejtim të verifikimit të të dhënave parësore dhe dytësore që kjo bazë të dhënash grumbullon, si dhe të përmirësimit të procedurave që kryhen nëpërmjet sistemit elektronik.
Të njëjtës Agjencie i përcaktohen si detyra ofrimi i asistencës për vendorët lidhur me sistemin e-lejem trajnon stafet e bashkive dhe institucioneve kur është e nevojshme, miraton listat dhe formularët tip që kërkohen nga autoritetet vendore për aplikimet online harton protokolle pune si dhe bashkëpunon me AKSHI-in për shërbimet që ofrohen përmes sitemit.
I njëjti vendim përcakton qartë se në sistem nuk mund të ndërhyjë kushdo nga institucionet e lidhura. Aksesin për rastet e korrigjimeve në aplikime e ka vetëm Agjencia e Zhvillimit të Territorit.
“Korrigjimi i të dhënave të hedhura gabim në sistemin elektronik do të kryhet, si më poshtë:Bashkitë apo institucionet, për të dhënat e hedhura gabim nga ana e tyre, i drejtohen me kërkesë zyrtare për korrigjimin Agjencisë së Zhvillimit të Territorit Agjencia e Zhvillimit të Territorit, pas një verifikimi paraprak, vlerëson nëse duhet të kryhet apo jo ndërhyrja përkatëse në sistemin e-Leje dhe i drejtohet zyrtarisht AKSHI-t. AKSHI, pas kërkesës së AZHT-së, kryen korrigjimin/ndërhyrjen në sistem dhe njofton AZHT-në. Në të gjitha rastet kur në sistem janë hedhur disa aplikime identike, me subjekt, kërkesë apo të dhëna të tjera të njëjta, atëherë do të procedohet me aplikimin fillestar” thuhet në vendimin e qeverisë i cili tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi.