Realizohet ndërhyrja e rallë kirurgjikale në QSUT, risi për të gjithë rajonin

E mërkurë, 18 July 2018 13:49

Një ndërhyrje e re, risi absolute në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor është kryer në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Për herë të parë në shërbimin e kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është kryer një operacioni për zëvendësimin e valvulës me një procedurë miniinvazive me videoskopi.

“Sapo kemi përfunduar rastin e parë të një paciente 58-vjeçare që iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e valvulës me një procedurë miniinvazive me videoskopi.

Është hera  e parë që ky intervent kryhet në vendin tonë, po jo vetëm, edhe në vendet  e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo risi që u ofrohet pacientëve shqiptarë për herë të parë ka në thelbin e saj jo vetëm një rehabilitim më të shpejtë për të sëmurët, por edhe rezultate jashtëzakonisht më të mira, si dhe një efekt kozmetik tepër të kënaqshëm për pacientët tanë”, shprehet prof. Edvin Prifti, shef i shërbimit të Kardiokirugjisë në QSUT.

“Procedura kirurgjikale konsiston në implantimin brenda kraharorit në anën e djathtë të pacientit të një sistemi kamerash 3-D të cilat bëjnë të mundur një vizualizim direkt nën një hapje të kufizuar të të gjitha strukturave kardiake, duke shmangur hapjen standarde”, shpjegon dr. Edvin Prifti.

Teknologjia komplekse iu vu në dispozicion mjekëve shqiptarë në përdorim për qëllime shkencore prej kolegëve italianë. Ekipi që realizoi këtë ndërhyrje historike përbëhej nga Prof. Edvin Prifti, Dr. Klodian Krakulli, Dr. Fjorba Mana, Dr. Saimir Kuci, Dr. Alfred Ibrahimi,Ms. Marinela Agolli, Ms Majlinda Elezi. /Shëndeti/

Modifikuar më E mërkurë, 18 July 2018 13:53

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...