Komisioni i Venecias kundër Vetingut: Destabilizon gjyqësorin dhe rrezikon kapjen e tij

E mërkurë, 18 July 2018 14:34

Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-deputeti i PD, Eduart Halimi ka kujtuar përmes një postimi të shkurtër në Facebook qëndrimin e Komisionit të Venecias kundër vetingut të qeverisë për gjyqtarët. Halimi, i cili ka qenë pjesë e grupit të opozitës për reformën në drejtësi ka kundërshtuar procedurat e ndjekura nga qeveria gjatë kohës që ishte deputet në lidhje me ligjin e reformës në drejtësi.

Në postimin në facebook, Halimi kujton se Komisioni i Venecias, i cili është mbi të gjitha institucionet e tjera në fushën e drejtësisë ndërkombëtare e ka konsidreuar vetingun si një masë radikale, që destabilizon gjyqësorin dhe krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga forca politike që kontrollon procesin.

“Ne pergjigjie te shqetesimit te opozites te derguar ne tetor 2015 per kapjen e vetingut nga qeveria, ja cfare shkruan Komisioni i Venezias ne dhjetor 2015:

paragrafi 98

“…një zgjidhje e tillë radikale (vetingu) do të ishte e pavend në kushte normale, sepse krijon tensione të jashtëzakonshme brenda gjyqësorit, destabilizon punën e tij, rrit mosbesimin publik tek gjyqësori, devijon vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë e jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga forca politike që kontrollon procesin”, shkruan Halimi në postimin në facebook.

Sot vendi është përpara atyre rreziqeve që ka paralajmëruar Komisioni i Venecias. Kemi një destabilizim të gjyakatave. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë tani janë tërësisht të bllokuara nga gjuetia e shtrigave të qeverisë me vettingun, ndrësa në javët e ardhshme pritet edhe bllokimi i punës së Gjykatës së Apelit. Në kushte të tilla kur gjykatat po bien, atëhere e ardhmja e vendit bëhet e paparashikueshme. Kur bie drejtësia nis vëtegjyqësia, e cila sjell vetëm kaos dhe destabilitet. RD

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...