Hakerët rusë mashtrojnë operatorët turistikë në Shqipëri

E mërkurë, 18 July 2018 16:27

Turistët e huaj kryesisht ata të Evropës Lindore nuk zgjedhin Shqipërinë vetëm për rivierën e bukur që ajo ka, por shumë prej tyre vijnë në vendin tonë pasi është lehtësisht i ekspozuar nga mashtrimet online.

Rusët mbajnë vendin e parë që arrin të mashtrojnë operatorët turistikë në Shqipëri pasi arrijnë të hakerojnë kartat bankare duke kryer pushime në resortet luksoze.

Kur jemi në kulmin e sezonit veror, rastet e mashtrimeve online nëpërmjet rezervimeve në hotelet dhe resortet në Shqipëri ka ardhur gjithnjë e në rritje.

Rasti konkret është denoncuar në prokurorinë e Tiranës, thekson shefi i Seksionit për Krimin Kumpjuterik, Artan Dashi, ku turistët e huaj, pasi kishin klonuar kartat bankare, kryen pushimet dhe u larguan pa paguar asgjë.

“Një haker ka marrë një kartë bankare të klonuar dha ia ka dhënë X hoteli, duke i dhënë autorizimin sikurse është pronar i vërtetë i asaj karte. Ai ka prenotuar një javë pushime në Tiranë dhe shuma e shpenzuar është e konsiderueshme. Nga verifikimi të dhënave të kartës nga banka kanë rezultuar të klonuara. Në këtë rast pronari i hotelit ka humbur një shumë prej dy mijë eurosh”, thotë Dashi në një prononcim për AbcNews

Ndërkohë operatorët turistikë duhet të jenë më të vëmendshëm në këtë drejtim. Sipas Dashit, ata duhet të mos pranojnë prenotime nëpërmjet faqeve ruse të internetit, pasi një pjesë e mirë e tyre janë lehtësisht të hakerueshme.

“Operatorët duhet të kërkojnë numra telefoni dhe adresa e-mail shtesë dhe të mos pronotojnë nëpërmjet faqe online, por në mënyrë të drejtpërdrejtë. Personat më të dyshimtë për ta bërë këtë mashtrim janë ata që vijnë nga Europa Lindore sidomos shtetasit rus”.

Edhe pse ka më shumë se 3 vite që bëhet apel për të mos blerë automjete online përsëri shqiptarët i shpërfillin këto njoftime.

Nga viti 2015 e deri në gjashtë mujorin e parë të 2018 mbi 200 qytetar janë mashtruar nga blerjet e automjeteve nga faqet e internet, ndërsa dëmi llogaritet në rreth 300 mijë euro

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...