Klodian Zoto i impulseve të Hermes nga plehrat tek Kuarci e gazi natyror, fal Ahmetajt dhe Ramës

E mërkurë, 18 July 2018 16:55

Departamenti Antikorrupsion ne PD sapo ka bërë publike para pak minutash fakte të reja se si Klodian Zoto i impulseve të Hermes tashmë zotëron gjithçka nga plehrat tek Kuarci e gazi natyror.

Ja denoncimi në FB i Departamentit Antikorrupsion në PD

"Stela Gugallja, administratorja dhe ortakja e shoqërisë fantazmë që, me propozim të pakërkuar, pa asnjë procedurë ligjore, lidhi kontratë me qeverinë për ndërtimin dhe operimin e inceneratorit të Elbasanit. Prapa kësaj shoqërie, bazuar në kontratat dhe dokumente të tjera, qëndron Klodian Zoto.
Loran Dusha, administrator i shoqërisë koncesionare Integrated Technology Ëaste Treatment Fier, që “fitoi” dhe lidhi kontratë me qeverinë për ndërtimin dhe operimin e inceneratorit Fier. Ortake e kësaj shoqërie, është shoqëria “Integrated Technology Services” e Klodian Zotos.
Stela Gugallja dhe Loran Dusha, pra administratoret e koncesionareve të inceneratorëve, përkatësisht, Elbasan dhe Fier, kanë themeluar në nëntor 2013, shoqërinë “C.G.C” shpk, me objekt veprimtarie, ndër të tjera, zbulimin e mineraleve e më pas edhe tregtimin e gazit natyror; Stela si ortake dhe Lorani si administrator i shoqërisë.
Për të dyja këto veprimtari, shoqëria “C.G.C” shpk është licencuar dhe ushtron efektivisht veprimtari.
Kështu, në bazë të lejes nr. 1739, date 12.01.2015 kjo shoqëri, për një afat 25 vjeçar, në Pervallë të Librazhdit lejohet të ushtrojë zbulimin e minerarit të kuarcit.
Miratimi i lejes është i pashpjegueshëm, duke pasur parasysh që shoqëria kishte veç një vit jetë dhe se nuk zotëronte asnjë përvojë të ngjashme në këtë fushë.
Por shoqëria e Stelës dhe Loranit, me Klodian Zoton mes tyre, nuk mjaftohen me veprimtari të nxjerrjes së mineraleve. Aplikojnë dhe me vendim nr. 73, date 16.05.2017 ERE e licencon për 5 vjet në veprimtarinë e tregtimit të gazit. Madje, para marrjes së vendimit për miratimin e rregullave operacionale për furnizuesin e mundësisë së fundit të gazit natyror (vendim nr. 80, date 06.4.2018) ERE paraprakisht konsultohet me këtë shoqëri të sapolicencuar.
Siç e kemi bërë publike më parë (link: https://www.facebook.com/585508111548865/posts/1385414661558202/) Klodian Zoto, nuk është mjaftuar me shoqërinë C.G.C, por dhe shoqërinë koncesionare të inceneratorit të Fierit, Integrated Technology Ëaste Treatment Fier, synon ta përdorë për veprimtari në fushën minerare. Dhe këtë në kundershtim me kontratën koncesionare. E gjitha kjo nuk do të ishte e mundur nëse shoqëritë nuk do të ishin të Klodian Zotos e ministra nuk do të ishte minister Arben Ahmetaj, me në krye Ramën".

Departa.jpg

Modifikuar më E mërkurë, 18 July 2018 16:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...