Tatimet publikojnë listën, ja dokumentet që dorëzohen online për qytetarët dhe bizneset

E mërkurë, 18 July 2018 16:57

Qytetarët dhe bizneset nuk do të duhet të paraqiten më pranë zyrave të administratës publike për të dorëzuar një sërë dokumentesh.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të reformës së deregulimit, si një nga nismat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare, për lehtësimin dhe modernizimin e shërbimeve publike, bën me dijë se dokumentet e më poshtme, tashmë do të merren vetëm përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi.

Dokumentet që nuk duhet të dorëzohen më në zyrat e administratës publike, janë:

Qytetarët

  • • Certifikatë familjare
  • • Certifikatë personale
  • • Certifikatë nga akti i martesës
  • • Certifikatë nga akti i vdekjes
  • • Certifikatë nga akti i lindjes
  • • Karta e shëndetit
  • • Vërtetim për lejen e drejtimit të automjetit
  • • Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit
  • • Vërtetim si punëkërkues i papunë
  • • Vërtetim pensioni
  • • Vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi
  • • Vërtetim për pagesën e kontributeve për individin
  • • Konfirmim i gjendjes aktive të mjetit
  • • Çdo dokument tjetër që e disponon vetë shteti

Biznesi

  • • Vërtetim për pagesën e kontributeve nga subjekti
  • • Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)
  • • Vërtetim për pagesë detyrimesh
  • • Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit
  • • Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
  • • Ekstrakt i thjeshtë
  • • Ekstrakt historik
  • • Vërtetim për regjistrimin e investitorit
  • • Certifikatë regjistrimi
  • • Çdo dokument tjetër që e disponon vetë shtet

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave, për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto, një shërbim cilësor për të gjithë tatimpaguesit. /Monitor/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...